Kjo faqe përmbledh informacionet kryesore për pacientët, prindërit dhe kujdestarët para ekzaminimit ambulator, pranimit spitalor ose konsultës me ekipin tonë.
Të drejtat e pacientit
- E drejta për kujdes shëndetësor të arritshëm, në kohë dhe cilësor.
- E drejta për informim mbi diagnozën dhe trajtimin e propozuar.
- E drejta për konfidencialitet dhe mbrojtje të të dhënave personale shëndetësore.
- E drejta për mendim të dytë dhe paraqitje ankese.
- E drejta e prindit/kujdestarit për të qenë i pranishëm kur kjo është e lejuar.
Orari dhe vizitat
- Ambulanca: E hënë deri të premte, 07:30 - 15:30.
- Rastet urgjente: 24/7.
- Vizitat spitalore: sipas rregullave të departamenteve dhe rekomandimeve të ekipit.
Për informacion të saktë rreth terminit, vizitës ose pranimit, na kontaktoni përmes faqes Kontakt.
Përgatitja për ekzaminim
- Sillni kartelën shëndetësore dhe dokumentet e identifikimit.
- Sillni udhëresë nga pediatri familjar, përveç rasteve urgjente.
- Sillni gjetjet e mëparshme, imazherinë dhe rezultatet laboratorike.
- Njoftoni mjekun për terapinë aktuale dhe alergjitë.
Keni nevoje per konsultim?
Rezervoni ekzaminim nepermjet mjekut tuaj ame ose na kontaktoni.